![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/4eb153a1-7ff5-42e3-8163-bf6226b6d870_w1023_r1_s_sd-800x450.jpg)
13/02 22:59
Rusia ka lëshuar katër raketa dhe 12 drone Shahed në Ukrainën lindore gjatë natës. Zyrtarët e Ukrainës thanë se nëntë prej dronëve u rrëzuan në katër rajone të Ukrainës.
Më 22 mars, Rusia kreu një sulm të madh ajror në sistemin energjitik të Ukrainës si pjesë e “hakmarrjes” së Moskës për sulmet e Ukrainës në rajonet kufitare ruse.
Edhe këtë javë, objektiv ishin sistemet energjitike.
Gjatë sulmeve të ditëve të fundit ndaj qyteteve ukrainase, Moska ka rritur përdorimin e raketave balistike, të cilat janë shumë më të shpejta se raketat e zakonshme të lundrimit dhe më të vështira për t’u rrëzuar.
Top Channel