Qindra protestues marshojnë në Paris kundër luftës së Izraelit në Gaza (fotot)

30/03/2024 19:02

Qindra demonstrues marshuan sot serish në qendër të Parisit për të denoncuar ofensivën e Izraelit në Rripin e Gazës, thuajse gjashtë muaj pas nisjes së luftës.

Protestuesit denonconin gjakderdhjen me pankartat e tyre ku kërkohej ndalimi i “gjenocidit, dhe i kolonizimit sionist”, ndërsa disa protestues shtriheshin në rrugët duke imituar viktimat e bombardimeve.

Zyrtarët palestinezë në Gaza thonin sot se 32,000 njerëz janë vrarë në gjashtë muajt e konfliktit brutal në Gaza ndërsa 75,000 njerëz janë plagosur.

Protesta të tilla janë mbajtur thuajse çdo javë në Paris e qytete të tjera franceze, duke kërkuar armëpushim dhe ndalim të bombardimeve të Izraelit ndaj popullatës dhe infrastrukturës civile ne Palestinë.

Protestuesit kane vijuar të ngrejne tonet kundër bombardimeve duke kërkuar armëpushim në zonën e prekur nga nje krizë e paprecedentë humanitare, teksa brohorisnin “Ndaloni masakrën!” dhe “Armëpushim tani!”.

Franca ka kërkuar disa herë ndalimin e veprimeve të Izraelit në Gaza dhe votoi pro rezolutës së OKB për armëpushimin./AFP/

FOTO GALERI
1/7
Qindra demonstrues marshuan sot serish në qendër të Parisit për të denoncuar ofensivën e Izraelit në Rripin e Gazës

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA