Putin fal borxhet për luftën/ Presidenti rus josh qytetarët e zhytur në kredi për të luftuar në Ukrainë
24/11 13:22
Tre pengje janë liruar deri më tani nga pengmarrja e cila vijon ende në qytetin qendror të Holandës, Ede.
Pengjet po mbahen të bllokuar në një kafene në qendër të qytetit, por ende nuk është e qartë se sa të tjerë ndodhen në duart e pengmarrësve.
Incidenti bëri që autoritetet të evakuojnë rreth 150 shtëpi në zonë. Ata shtuan se motivi mbetet i paqartë, por thanë se për momentin nuk ka të dhëna për terrorizëm.
Në vendngjarje ka një prani masive të policisë të dislokuar në zonë, duke përfshirë oficerë të armatosur rëndë.
Autoritetet u kanë kërkuar banorëve që të qëndrojnë larg vendit të ngjarjes.
Top Channel