Një 45-vjeçar është vënë në pranga pasi ndërtoi një objekt pa leje në qytetin e Sarandës.

Nga kontrollet u konstatua se shtetasi D. L. kishte ndërtuar pa leje, një kat shtesë në një pallat ekzistues, për qëllime përfitimi.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariarit të Policisë Sarandë u arrestua shtetasi me iniciale D. L., banues në Sarandë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA