Katolikët kremtojnë të Premten e Madhe, dhjetëra besimtarë i bashkohen ritualit

30/03/2024 10:05

Të krishterët në Lezhë kanë kremtuar të Premten e Madhe, apo siç njihet ndryshe “Udha e Kryqit”.

Ritualit fetar ju bashkuan dhjetëra besimtar, të cilët të udhëhequr nga përfaqësues të klerit katolik u nisën nga sheshi “Gjergj Kastrioti” dhe marshuan deri në kalanë e qytetit, duke kujtuar në këtë mënyrë mundimet e Jezu Krishtit.

Ndërkohë nga Vatikani ka uruar besimtarët e krishterë sot për Pashkë , Kardinali 96-vjeçar Shqiptar, Eminenca e tij e Naltë, Ernest Troshan Simoni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA