Frikë për një sulm terrorist! Masa të rrepta sigurie në Gjermani para ndeshjes Bayern-Dortmund

30/03/2024 18:03

Policia në qytetin gjerman të Mynihut ka vendosur më shumë oficerë për të siguruar Allianz Arena-n ku mbrëmjen e sotme do të zhvillohet ndeshje në kuadër të Bundesligës mes Bayern Munich dhe Borussia Dortmund.

Prezenca e shtuar e sigurisë vjen pasi policia mori një informacion të premten se imazhet që qarkullonin në mediat sociale tregonin se mund të kishte një sulm jashtë stadiumit.

“Nuk ka prova konkrete të rrezikut”

Imazhet e publikuar dyshohet se janë krijuar nga grupi terrorist “ISIS-K”, një degë e Shtetit Islamik me bazë në Afganistan që mori përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës ku u vranë qindra persona në Moskë fundjavën e kaluar.

Tashmë numri i policëve që zakonisht arrin deri në 500 oficerë në ndeshje të tilla, pritet të jetë edhe më i madh.

Edhe para sulmit në Moskë, Gjermania dhe Franca ranë dakord të vendosin personel sigurie për të forcuar sigurinë në vendet e njëri-tjetrit gjatë Kampionatit Evropian dhe Olimpiadës në Paris.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA