Vdekja e dyshimtë e vajzës 8-vjeçare në Meksikë ka nxitur protesta të dhunshme, pasi vogëlushja u gjet e pajetë në rrugë.
Camila Gómez u gjet në një rrugë pranë qytetit të Taxco, ndërkohë që do të shkonte në shtëpinë e një fqinji për të përdorur pishinën e tyre.
Një grua e dyshuar për vrasjen e 8-vjeçares u rrah për vdekje, pasi një turmë u formua nga protestat e shkaktuara nga vrasja.
Pamjet në mediat sociale treguan policinë duke parë teksa një grua vendase që besohej se ishte përgjegjëse për vrasjen u rrah brutalisht në mes të ditës. Dy burra të dyshuar gjithashtu nga vendasit për përfshirje u sulmuan, por mbijetuan.
Si ndodhi ngjarja:
Camila Gómez u gjet zhduk gjatë së mërkurës, ndërsa vetëm një ditë më pas u gjet trupi i pajetë. Nëna e saj shkoi në polici disa orë më vonë, pasi mori mesazhe telefonike që kërkonin një shpërblim për ta liruar.
Ajo thotë se i dha policisë imazhe nga kamera e sigurisë e një fqinji tjetër, duke treguar shtëpinë ku ndodhej vajza. Trupi i Camila u gjet në një rrugë lokale të enjten. Autoritetet më vonë konfirmuan se po hetonin një grua dhe dy burra për vrasje.
Të afërmit e Camila iu bashkuan banorëve të Taxco për të protestuar kundër policisë dhe për të kërkuar drejtësi në një rast që shkaktoi zemërim në Meksikë. Banorët e Taxco-s përmbysën makinat, bllokuan një rrugë dhe rrethuan tre persona që besonin se kishin vrarë vajzën.
BBC shkruan se prokuroria e shtetit vendase konfirmoi se policia ka arrestuar zyrtarisht një person në lidhje me vdekjen e Camila.
Top Channel