Bija e Brigitte Macron ka dënuar sot ato që quante ‘konspiracionistë groteskë’ që pretendojnë se nëna e saj ka lindur mashkull, dhe lavdëronte Kate Middleton që po i reziston talljeve në rrjet pas shënjestrimit nga radikalë të ngjashëm me teori të çuditshme.
40-vjeçarja Tiphaine Auziere, thtoë se ishte 10 vjeçe kur mësoi se nëna e saj shoqërohej me Macronin 25 vjet më të ri, dhe tashmë del në mbrotje te ligjit të ri kundër dezinformacionit online.
Zonja Macron ka fituar një padi shpifjeje ku një gazetare pretendonte se ishte një mashkull i lindur i kthyer në transgjinor, por megjithëse rezultuan të rreme, zhurmat u përhapën gjerësisht në rrjetet sociale.
“Kemi viktima të dukshme si nëna ime dhe Princesha e Uellsit, si dhe njerëz të tjerë që bien në kurthin e dezinformacionit”, tha Auziere në një intervistë me rrjetin Telegraph.
Ajo komentonte sesi Kate kishte përballuar presionin e publikut derisa sa tregoi arsyen pse kishte kryer operacionin në janar.
“Unë u preka shumë nga video e Kate, ku ajo i kërkonte njerëzve ta linin rehat që të mund të vazhdonte e qetë kurat, ajo u detyrua ta bënte nga presioni”.
Auziere shtonte se ishte krenare që nëna e saj ishte përballur në gjyq me pretendimet e bëra nga revista e djathtë Faits et Documents (Fakte & Dokumente).
“Edhe ne kaluam diçka të ngjashme, megjithëse polemikat më dukeshin groteske, thuajse njëlloj kur thonë disa se njerëzimi qeveriset nga zvarranikë alienë”.
“Kështu që përgjigja jonë ishte padia ligjore, t’ia linim në dorë ligjit për të përcaktuar të vërtetën”.
Ato që përhapën zhurmat se zonja e parë është transgjinore ishin Amandine Roy, një 52-vjecare astrologe, dhe Natacha Rey, 48 vjeçare që e quante veten gazetare ‘freelance’.
Gjykatësi i Lisieux, në rajonin verior Normandy, hodhi poshtë pretendimet e grave dhe i gjobiti për shpifje.
Presidenti Emmanuel Macron ka folur gjithashtu në mbrojtje të gruas duke thënë se zhurmat e ajo ka lindur mashkull ishin ‘të rreme e të fabrikuara’.
“Gjëja më e keqe për informacionin e rremë dhe skenarët e fabrikuara është se disa njerëz i besojnë dhe kjo të trazon, dhe në intimitet”, ishte reagimi i Macron. /Metro.co.uk/
Top Channel