Video/ Ulje ‘tmerri’ e avionit mes erërave të aeroportit të Madeira, disa përplasje por e suksesshme për pilotët (fotot)

29/03/2024 15:49

Pamje dramatike u regjistruan dje teksa një avion pasagjerësh realizoi uljen spektakolare në aeroportin më famëkeq për erërat në Madeira të Portugalisë.

Pamjet e publikuara nga aeroportet vendase TAP Air Portugal tregojnë avionin gjigant që qëndron thuajse pezull prej erës në drejtim të kundërt, në fund të fluturimit të tij nga Porto Santo.

Erërat e forta bëjnë që avioni të nisë të lëkundet ashpër duke tentuar të ruajë ekuilibrin para uljes.

Mjeti më pas arrin të ulë hundën dhe të afrohet me asfaltin, duke u përplasur disa herë në të, para se pesha e tij ta stabilizojë në tokë.

Ai rrëshqet disa herë duke lëshuar tym nga rrotat derisa piloti e stabilizon.

Avioni në kohën e episodit të rrezikshëm nuk kishte pasagjerë ne bord por vetëm dy anëtarë ekuipazhi, njofton kompania.

Video e publikuar në kanalin e aeroportit të Madeira në YouTube shkruante për fansat: “Kjo duhet të jetë nga uljet më të frikshme në Madeira Airport!’

Madeira është një arqipegal ishujsh portugezë në oqeanin Atlantik.

Tokat janë rreth 400 km në perëndim të Marokut dhe erërat e forta vijnë prej sistemeve të ndryshme klimatike që përfshihen në zonë./Daily mail/

FOTO GALERI
1/3
Erërat e forta bëjnë që avioni të nisë të lëkundet ashpër duke tentuar të ruajë ekuilibrin para uljes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA