Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden gjatë një prononcimi për mediat teksa mbante një mbledhje për fondet e fushatës në Nju Jork, ka bërë nëj deklaratë të fortë për Izraelin.
Sipas Biden, Arabia Saudite dhe vendet e tjera arabe janë gati të njohin plotësisht shtetin e Izraelit.
“Unë nuk do të hyj në detaje, por kam punuar me sauditët dhe të gjitha vendet e tjera arabe, duke përfshirë Egjiptin, Jordaninë dhe Katarin. Ata janë gati të njohin plotësisht Izraelin për herë të parë,” tha Biden.
Më tej, ai shtoi se për t’u realizuar diçka e tillë, duhet të ketë një zgjidhje për konfliktin në Gaza duke krijuar 2 shtete.
“Por duhet të ketë një plan pas Gazës, dhe duhet të ketë një zgjidhje me 2 shtete, nuk po ndodh sot, por duhet të ketë përparim, mendoj se ne mund ta bëjmë atë”– shtoi presidenti i SHBA.
Top Channel