“Breaking” me Xhoi Malësia, diskutoi ditën e sotme rreth shtëpisë së Big Brother VIP, përkatësisht deklaratën e fortë të Ledionës.
Kjo e fundit pas daljes nga shtëpia u shpreh se sheh fituesen e këtij edicioni Eglën. Kjo deklaratë u transmetua brenda shtëpisë, duke ndezur debate të ashpra mes Eglës dhe çiftit Ilnisa-Meriton.
Gazetari Gerald Qerimi deklaroi se ish-banorja nuk i shikon vajzat e tjera si pretendente për çmimin e madh.
“Duhet të themi që Lediona bëri një deklaratë të çuditshme për Eglën. Ato kanë patur një marrëdhënie jo të mirë brenda shtëpisë. Ajo e ka parë Eglën si kundështare, në momentin që thotë se do ta fitojë një vajzë, ajo nuk i sheh të tjerat të forta. Madje ajo nuk ka zgjedhur as mikeshat e saj brenda shtëpisë, përfshirë Erjolën me të cilën ka pasur marrëdhënie më të afërta. Por Erjola e ka marrë me sportivitet. Ajo që e mori më agresive ishte Ilnisa”, tha gazetari.
Top Channel