Trafik droge SHBA-Shqipëri/ Kanabisi me përqindje të lartë THC transportohej me postë, goditet sërish një rast tjetër

29/03/2024 10:19

Një tjetër rast i trafikut të drogës me postë nga SHBA në vendin tonë është zbuluar nga policia.

Gjatë operacionit policor të koduar “California” ranë në pranga Skënder Vata, 27 vjeç dhe Jurgest Luzi, 24 vjeç, të dy banues në Kamëz.

3 kg e 200 gramë cannabis me përqindje të lartë THC, e ndarë në pako, shuma parash dhe 2 celularë janë sekuestruar nga policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Kujtojmë se policia zbuloi mënyrën e trafikut me postë të kanabisit më 20 mars, ku ranë në pranga  I. S., 27 vjeç, banues në Tiranë dhe u shpall në kërkim F. L., 21 vjeç.

Nuk dihet ende nëse ata i përkasin të njëjtit grup me të njëjtin rrjet shpërndarjeje droge.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA