Tifozja kroate më tërheqëse në Kupën e Botës, Ivana Knoll po rikthehet për Euro 2024 (FOTO)

29/03/2024 11:51

Tifozja më tërheqëse e Kupës së Botës, Ivana Knoll e cila mori vëmendje të madhe në kampionatin e fundit botëror, po rikthehet tani edhe për Euro 2024.

Vetë tifozja e ka nënkuptuar diçka të tillë përmes një fotoje të publikuar në llogarinë e saj “Instagram”. Knoll ishte bërë sensacion në Kupën e Botës në vitin 2022, kampionat i cili u mbajt në Katar, ku bënte tifo për Kroacinë.

Kroatja 31 vjeçare mori titullin “tifozja më seksi”.

Tani, bukuroshja do t’u rikthehet stadiumeve në kampionatin evropian Euro 2024.

Modelja kroate, pa një rritje të popullaritetit në rrjetet sociale, madje mori ftesë për një festë nga Leonardo DiCaprio dhe mori oferta të ndryshme për modë.

FOTO GALERI
1/1
Tifozja më tërheqëse e Kupës së Botës, Ivana Knoll e cila mori vëmendje të madhe në kampionatin e fundit botëror, po rikthehet tani edhe për Euro 2024.

Top Channel