Tenerife thotë se po ‘pushtohet’ nga gjermanë, italianë e belgë që blenë 33% të shtëpive (fotot)

29/03/2024 18:11

Los Cristianos e Santa Cruz de Tenerife janë dy zonat kryesore të Tenerife, në ishujt spanjollë të Atlantikut, që kanë tërhequr blerësit e huaj, shkruan rrjeti britanik Exress.co.uk

Britanikë, italianë, belgë e gjermanë raportohet se janë blerësit kryesorë të shtëpive në Tenerife, sipas rrjetit vendas ‘Diarios de Avisos’ të thotë se 33.5 e shtëpive të shitura në zonën e Santa Cruz të Tenerife që prej vitit 2012, janë blerë nga të huajt.

Përqindja e blerjeve nga të huajt në Tenerife arriti majën në 2017, duke arritur në 40.72, në krahasim me 31.35 në Gran Canaria.

Izolimet dhe kufizimet e udhëtimit ndërkombëtar në 2020 bënë që shifra të binte në  27.6 përqind.

Gjermanët raportohen si grupi më i madh kombëtar që kanë blerë prona në Tenerife, të ndjekur nga italianët dhe britanikët.

Agjencitë e pronave në Tenerife thonë se ajri dhe deti në Ishujt Canaria e kanë bërë atë një destinacion tërheqës për zotërues të shtëpive të dyta.

Të tjera arsye raportohet se janë lidhjet e përshtatshme të transportit, temperatura mesatare prej 23C, plazhet e “shkëlqyera” dhe “panoramat spektakolare”./Express.co.uk/

FOTO GALERI
1/3
Santa Cruz de Tenerife

Top Channel