“Të veprohet ndaj horrave që mendojnë se kanë imunitet dhe mbrohen nga Greqia”, mbështetësi i Belerit pështyu Tavon, shpërthen Braçe: Himara shqiptare! Dilini për Zot shtetit

29/03/2024 13:51
Deputeti, Erion Braçe

Deputeti socialist, Erion Braçe ka reaguar ashpër për ngjarjen e ndodhur gjatë mbledhjes së këshillit bashkiak të Himarës ku mbështetësit e Fredi Belerit tentuan të bllokonin mbledhjen dhe në një rast njëri prej të pranishmëve pështyu prefektin e qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo.

Ai kërkoi që agjencitë ligjzbatuese të veprojnë dhe t’i dalin për Zot shtetit shqiptar duke nënvizuar se Himara është bashki shqiptare dhe se Tavo ishte i pranishëm në mbledhje si zyrtar i shtetit.

“Vangjel Tavo ishte atje si prefekti i qarkut të Vlorës nën juridiksionin e të cilit është edhe bashkia shqiptare e Himarës. Pra ishte atje si përfaqësues i shtetit shqiptar. Ky akti i këtij pisit që duket në video që sulmon pështyn e fyen një zyrtar të shtetit shqiptar, duhet të marrë dënimin që ligji parashikon. Agjencitë ligj-zbatuese të këtij shteti ose t’i dalin për Zot shtetit shqiptar ose ta lëshojnë si territor të këtyre pisave që duket sikur kanë fituar imunitetin sepse i mbron Greqia. Kjo gjë duhet të marrë fund”– shprehet ndër të tjera Braçe.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA