Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në fshatin Sherishtë të Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur orës 17:00, ku pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në vendin e quajtur “Landfilli”, A. B., 30 vjeç, ka plagosur me mjet prerës 35-vjeçarin E.A.

Policia thotë se pas mbërritjes në vendin e ngjarjes autori është arrestuar, ndërsa personi i plagosur ndodhet në spitalin e Vlorës, në kujdesin e mjekëve.

Vijon puna për dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA