 Ambasada bën bashkë bizneset shqiptare në Kosovë, synohet rrjetëzimi dhe bashkëpunimi mes tyre
																		
					
					
					
						Ambasada bën bashkë bizneset shqiptare në Kosovë, synohet rrjetëzimi dhe bashkëpunimi mes tyre						Pas katër vitesh në këtë post, nga shtatori Miroslav Lajcak nuk do të jetë m,ë i dërguar i posacëm i BE-së për dialogun.
Mandati i ish ministrit të jashtëm sllovak përfundon në fund të gushtit, e nga sa pohon REL, në kuadër të rotacionit të madh në postet diplomatike të bllokut nëpër botë, ai pritet të bëhet ambasador i BE-së në Zvicër.
Lajçak, sipas të njëjtës media, do të nisë mandatin në kryeqytetin zviceran, Bernë, më 1 shtator të këtij viti.
Se kush do ta zëvendësojë atë si i dërguar i bllokut për raportet Prishtinë-Beograd, kjo nuk dihet ende. Pritet që një gjë e tillë te përcaktohet më vonë, pas rotacionit të një numri të madh të ambasadorëve të BE-së nëpër botë. E po kështu për më vonë është lënë edhe vendimi lidhur me qasjen e bllokut në të ardhmen në raport me dialogun e vështirë mes Kosovës dhe Serbisë.
Vendimi për këtë duhet marrë sidoqoftë përpara 1 shtatorit në mënyrë që të largimi i Lajçakut të mos krijojë vakum. Për këtë, shumë varet me sa duket nga hapat që do të ndërmarre shefi i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, i cili do të pasojë në këtë pozicion Josep Borrellin.
Se kush do të jetë kreu i ri shefi i ri i diplomacisë evropiane dhe linja kundrejt dialogut që Brukseli e ndërmjetëson që nga viti 2011, kjo do të përvijohet më qartë pas zgjedhjeve europiane të qershorit, nga të cilat do të përcaktohet edhe përbërja e re e Komisionit Europian. Sakaq shefi i ri i zyrës së BE-së në Prishtinë është zgjedhur ambasadori aktual i BE-së në Estoni, Aivo Orav, post ky që ka edhe rangun e përfaqësuesit të posaçëm të Bashkimit Europian. Orav duket ka njohuri të mira rreth rajonit të Ballkanit Perëndimor, pasi ka shërbyer më parë si shef i delegacionit të bllokut europian në Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të Zi. Ndërkohë ish ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, pritet të bëhet shef i delegacionit të BE-së në Sarajevë të Bosnje e Hercegovinës.
Top Channel