Mësuesi me probleme mendore dhunonte fëmijët, pas denoncimit të Fiks Fare hetohet drejtoresha e shkollës në Shkodër! Në procedim edhe mjekja që i dha dokumentin për punë

29/03/2024 13:12
Shkolla 9-vjeçare në Grudë, Shkodër

Pas rastit të rëndë të publikuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” 2 ditë më parë në Top Channel, ku një mësues me probleme mendore në shkollën Grudë të Shkodrës, dhunonte fëmijët, ka reaguar edhe policia.

Ka nisur hetimi ndaj drejtoreshës së shkollës, të identifikuar si R.S, 48 vjeçe nën akuzën për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” pasi ka punësuar si mësues matemaike 59 vjeçarin R.M edhe pse ky i fundit nuk kishte dorëzuar raport mjekësor që tregon aftësinë e tij për punë.

Gjithashtu ka nisur hetimi edhe për mjeken e zonës D.K , 45 vjeçe e cila në 20 mars të këtij viti ka lëshuar një dokument që tregon se mësuesi i matemaikës është i aftë për punë pavarësisht se ky i fundit ishte diagnostikuar me sëmundje mendore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA