Mbështetësi i Belerit e pështyu, reagon Vangjel Tavo: Jam prefekt dhe do të zbatoj ligjin deri në fund

29/03/2024 19:52

Prefekti i Vlorës, Vangjel Tavo, pas zgjedhjes së kryetares së komanduar të Himarës, u shpreh se procedura ishte në përputhje me ligjin.

Ai u shmang pyetjes se përse nuk kandidoi për drejtimin e Himarës, duke u shprehur se “ka shumë punë për të bërë për komunitetin e qytetit“.

“Sot jam prefekt i caktuar i qarkut të Vlorës. Kemi shumë punë para për të bërë. Kemi angazhime, kemi shumë punë për komunitetin e Himarës, s’ka të bëjë fare me kandidimin ose jo timin. Unë di të interpretoj ligjin dhe ligji thotë se në kushtet e krijuara që kryetari i zgjedhur i bashkisë është para drejtësisë, Himara nuk mund të lihet pa qeverisur dhe në këto kushtet zbatojmë ligjin për qeverisjen vendore. Ligji e ka të qartë. Unë jam prefekt dhe do të zbatoj ligjin deri në fund”.

Ai reagoi edhe për incidentin, ku një nga mbështetësit e Fredi Belerit e pështyu në mbledhje. “Kjo është një stuhi në gotë dhe si e tillë do të marrë fund shpejt’ tha ai  më tej”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA