Aktorja e njohur australiane Rebel Wilson së fundmi bëri një rrëfim personal duke thënë se e humbi virgjërinë në moshën 35-vjeçare.
Ajo shpreson se duke ndarë historinë e saj, mund të dërgojë një mesazh pozitiv për vajzat që të mos nxitohen në përvoja të tilla.
“Prisni derisa të jeni gati ose prisni derisa të bëheni pak më të pjekura. Padyshim që nuk duhet të prisni derisa të jeni në të tridhjetat si unë, por nuk duhet të ndjeni presion sa jeni të rinj”, tha ajo.
Wilson gjithashtu reflekton mbi përvojën e saj si adoleshente, duke pranuar se ndihej në siklet dhe e shmangte sa më shumë temën e virgjërisë. Aktorja theksoi se secili ka kohën e tij dhe nuk duhet të ndihet nën presion për t’u përshtatur me pritjet e shoqërisë.
Wilson theksojmë se ka pësuar transformime spektakolare të pamjes, kryesisht për shkak të humbjes së peshës. Aktorja australiane humbi 35 kilogramë në vitin 2020. Së fundmi 43 vjeçarja tregoi përmes Instagramit se kishte shtuar 14 kilogramë.
“Për shkak të stresit, sepse kam punuar shumë, kam shtuar 14 kilogramë! Më bën të ndihem e sëmurë… E di që nuk duhet, por ndihem keq. Jam shumë krenare për punën time në filmat e rinj dhe librin tim autobiografik. Por ngarkesa ishte shumë e madhe dhe humba nga sytë stilin e jetesës së shëndetshme”, tha aktorja.
Rebel Wilson u pa në plazh me të fejuarën e saj, Ramona Agruma. Aktorja dha së fundmi një intervistë për “The Hollyëood Reporter”, ku u shpreh se si jeta dhe preferencat e saj seksuale morën një kthesë pasi u shfaq në ekran me një grua.
Top Channel