Asambleja e PS në Tiranë/ Hapet gara për kryetarët e organizatave, Veliaj: Do të jemi të gjithë në terren

29/03/2024 19:34

Në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste të Tiranës, drejtuesi Politik i Qarkut, Erion Veliaj, falenderoi strukturën e PS-së në kryeqytet për realizimin me sukses të procesit të anëtarësimeve të reja.

Ndërsa hapi garën për kryetarët e organizatave të PS-së, Veliaj tha se familja e madhe socialiste e ka nisur punën përgatitore që tani për zgjedhjet e 2025.

“Sa herë kemi thënë që fitoren e kemi në xhep, aty kemi dështuar. Sa herë që e kemi kuptuar se në fakt fitorja është jashtë kësaj dhome, te kutia e votimit, që mblidhet me pasionet dhe ambiciet e njerëzve të kësaj dhome, vetëm atëherë kemi fituar. Në dallim nga të tjerët ne duhet të jemi gati dhe duhet të kemi përgatitur të gjithë infrastrukturën tonë zgjedhore dhe gjithë djemtë dhe vajzat që do të jenë në terren, për të komunikuar mesazhin për mandatin e Partisë Socialiste, kryeministrit Edi Rama dhe projekteve dhe ëndrrave që ne kemi për qarkun tonë”, tha Veliaj.

Një falënderim Veliaj pati edhe për strukturën e Partisë Socialiste në kryeqytet për realizimin me sukses të procesit të anëtarësimeve të reja.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA