Akuza për përdhunim dhe ngacmime seksuale, jep dorëheqjen deputeti i Mbretërisë së Bashkuar! Partia i bën menjëherë dalje

29/03/2024 22:26

Deputeti i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Jeffrey Donaldson, ka dhënë dorëheqjen si lider i Partisë Unioniste Demokratike (DUP), pas akuzave për përdhunim dhe vepra të tjera seksuale.

Udhëheqësi i partisë në Irlandën veriore ka deklaruar se do të kundërshtojë ashpër akuzat, kjo drejtuar me një letër partisë që ai drejton. Një grua 57-vjeçare është akuzuar gjithashtu për ndihmë dhe nxitje në lidhje me veprat e supozuara.

Ata të dy u arrestuan mëngjesin e ditës së djeshme nga detektivët e PSNI dhe u morën në pyetje përpara se të akuzoheshin mbrëmjen e djeshme. Donaldson së bashku me bashkëpunëtoren e dyshuar do të dalin para gjykatës muajin e ardhshëm.

Getty/Charles McQuillan Jeffrey Donaldson

“Kryetari i partisë ka marrë një letër nga deputeti Sir Jeffrey Donaldson që konfirmon se ai është akuzuar për akuza të një natyre historike dhe që tregon se ai po largohet nga lideri i Partisë Unioniste Demokratike menjëherë. Në përputhje me rregullat e partisë. Oficerët e Partisë kanë emëruar këtë mëngjes njëzëri deputetin Gavin Robinson si udhëheqës të përkohshëm të partisë“, thuhej në deklaratën e DUP.

Udhëheqësi i përkohshëm i DUP-it Gavin Robinson deklaroi se lajmet për deputetin Sir Jeffrey Donaldson ishin një “zbulim shkatërrues.

“Kjo ka shkaktuar një tronditje të jashtëzakonshme, jo vetëm për mua personalisht, apo kolegët e mi brenda DUP-it, por për komunitetin në të gjithë Irlandën e Veriut. Ne jemi një parti dhe individë që besojmë në drejtësi, kemi besim në sistemin tonë të drejtësisë penale dhe kështu në ditët dhe muajt në vijim, mendojmë se është e rëndësishme që askush nga ne të mos thotë asgjë apo të veprojë në asnjë mënyrë që do të kërkonte të paragjykonte, çfarë është tani një hetim penal në vazhdim“, tha ai, sipas BBC.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA