Virale! Momenti kur truproja e Dua Lipës i rrëzon telefonin nga dora fanses. Habit reagimi që bëri këngëtarja

28/03/2024 11:31

Roja i sigurisë së Dua Lipa ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, ku mediat e huaja bënë publike menjëherë momentin, kur ai i rrëzon nga duart telefonin një fanseje.

Dua Lipa dhe i dashuri i saj Callum Turner ndodhen në Paris këtë jave.

Pasi zbritën nga një makinë dhe filluan të ecnin në këmbë, u përballën me një fanse, e cila e emocionuar nxori telefonin dhe filloi të bënte foto me çiftin. Ishte roja i cili i prishi këtë moment të bukur vajzës, duke e shtyrë.

Asaj i ra telefoni nga dora dhe në fytyrën e saj shihej një zhgënjim i madh. Dua u tregua e ftohtë ndaj fanses, ajo nuk ndaloi kur vajza tentoi të bënte fotografi me të dhe pas incidentit, kapi për dore partnerin dhe vazhdoi rrugën sikur të mos kishte ndodhur asnjë gjë.

Top Channel