Përplasi një makinë të parkuar/ Banorët nuk e lejojnë të arratiset, arrestohet italiani në Pogradec, policia gjen të fshehur…

28/03/2024 12:16

Arrestohet një shtetas italian, transportonte emigrantë të paligjshëm. Burime bëjnë me dije se italiani me një mjet tip xhip, ka përplasur nga pas një mjet tjetër në Vërdovë, ndërsa ka dashur të largohet nga vendngjarja por banorët e zonës nuk e kanë lejuar.

Në momentin që ka mbërritur policia, kanë konstatuar brenda mjetit rreth 12 emigrantë. Dyshohet se italiani i ka marrë me qëllim transportin e tyre në Tiranë, kundrejt pagesës. Vazhdojnë hetimet mbi rastin nga prokuroria e Korçës.

Top Channel