Pas ndarjes, banka i kërkon ndjesë gruas për detajet e shpenzimeve që i jepte ish-bashkëshortit (fotot)

28/03/2024 16:57

Tre vjet pas divorcit, një grua në Britani ka marrë një letër ndjesë nga banka Barclays që i dërgonte ish-bashkëshortit të saj detaje sesi gruaja i shpenzonte paratë.

49 vjeçarja Sara Derbyshire, thotë se ish-burri merrte rregullisht mesazhe në celularin e tij për shpenzimet e saj.

Zonja Derbyshire, nga Chorley, në veri të Anglisë, thotë se kur u nda nga bashkëshorti në 2021, ata kishin një llogari të përbashkët bankare, që më pas e ktheu në emër të saj.

Por megjithëse bashkëshorti nuk kishte asnjë lidhej me llogarinë, ai merrte njoftime të shumta për shpenzimet e kryera në të ose per tërheqjet e parave.

Sara thotë se është ndarë miqësisht me bashkëshortin ndërsa paralajmëronte për rrjetin BBC se gabime të tilla nga bankat mund të vënë në rrezik familje ose persona që largohen nga dhuna shtëpiake.

Ajo tregon se fillimisht ish-bashkëshorti kishte menduar se karta ishte klonuar, kur u njoftua për tërheqjen 20 paundë, para se të kuptonte se ishte nga llogaria dikur e përbashkët me Sara Derbyshire.

Gruaja ankohej për shkelje të rëndë të privatësisë, si të sajën ashtu dhe të ish-bashkëshortit.

Një zëdhënës i bankës Barclays tha për rrjetin BBC se problemi’ ishte zgjidhur’ tashmë.

“Për fat të keq këto njoftime të shumëfishta janë dërguar për një numër të vogël llogarish. Ne hetuam dhe korrektuam problemin”.

FOTO GALERI
1/3
49 vjeçarja Sara Derbyshire, thotë se ish-burri merrte rregullisht mesazhe në celularin e tij për shpenzimet e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA