Mariglen Qato, ish drejtori i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë e Tiranës ka reaguar ekskluzivisht në Top Story përmes avokatit, duke deklaruar se është i pafajshëm.

Në reagimin e bërë pak orë pas arrestimit, Qato ka mohuar akuzat, ndërsa shprehet se ka zbatuar ligjin gjatë ushtrimit të detyrës. Ai thotë se arrestimi i tij ka ardhur nga presioni politik, pa fakte, teksa shpreson se ky proces do të mbarojë sa më shpejt.

Unë Mariglen Qato jam i pafajshëm. Nuk kam asnjë lidhje me akuzat dhe nuk kam bërë asnjë veprim të kundërligjshëm. Ne ushtrimin tim te detyrës, kam punuar me përkushtim dhe kam zbatuar ne mënyre rigoroze ligjin.

Ndjehem i keqardhur që SPAK ka rënë pre e presionit politike te Ilir Metës, dhe Belind Kellicit qe kane nisur këtë sulm politik ndaj meje prej muajsh, pa asnjë fakt real.

Mbetem besim plotë që ky proces te mbaroje sa më shpejt, drejtësia të bë j punën e saj dhe e vërteta e pafajësisë time te dalë në dritë“.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA