Pas miratimit të rekomandimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç ka reaguar duke e konsideruar diçka të tillë si “skandaloze dhe të turpshme”.
Sipas Daçiç, vendimi i marrë ditën e djeshme (27 mars), shkel parimet mbi të cilat mbështetet Këshilli i Europës duke theksuar se për herë të parë është propozuar pranimi i një vendi që nuk njihet ndërkombëtarisht.
“Vendimi i Komisionit Politik të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për rekomandimin për pranimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës është i turpshëm dhe skandaloz. Ky vendim shkatërron të gjitha parimet mbi të cilat mbështetet Këshilli i Europës, sepse për herë të parë është propozuar pranimi i një vendi që nuk është anëtar i Kombeve të Bashkuara dhe nuk është i njohur ndërkombëtarisht. Vendimi paraqet një tjetër dëshmi të kthimit dhe përfundimit të së drejtës ndërkombëtare”, u shpreh Daçiç.
Raporti u miratua me 31 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim. Dy votat kundër ishin të deputetëve të Serbisë dhe të Bosnje Hercegovinës e Malit të Zi. Ndërsa deputeti i Greqisë, Aleksis Tsipras ka abstenuar.
Top Channel