Pak orë pas arrestimit me urdhër të SPAK, përmes avokatit të tij, ka reaguar ekskluzivisht për “Top Story” në Top Channel, ish-drejtori i UKT Redi Molla.
Ai ka deklaruar se ky është një sulm që ka nisur një vit më parë nga PD dhe PL, dhe se pre e presionit ka rënë edhe Prokuroria.
Ai shprehet se pret që drejtësia të veprojë shpejt dhe drejt.
“Pafajësia ime të vërtetohet nga gjykata. Do vazhdoj ketë betejë në çdo instancë i bindur tek pafajësia ime”, shprehet ai.
Reagimi i Redi Mollës:
Unë Redi Molla, jam Inxhinier Ndërtimi i diplomuar në Itali, me një karrierë të gjatë në Itali dhe në Shqipëri. Për 4 vjet kam drejtuar UKT me rezultate të shkëlqyera dhe gjatë gjithë kohës që kam qenë në detyrë kam respektuar ligjet e vendit, dhe kam dhënë maksimumin tim. Sot u vura në dijeni për akuzat e ngritura ndaj meje nga SPAK – deklaroj me bindje të plote që për këto akuza jam i pafajshëm, dhe nuk kam asnjë lidhje interesash me kompaninë në fjalë.
Ky sulm ka nisur ndaj meje prej më shumë se një viti, i frymëzuar politikisht nga PD dhe PL, dhe me vjen keq që pjesë e këtij presioni kanë ranë jo vetëm mediat, por dhe Prokuroria.
Pres që drejtësia të veprojë shpejt dhe drejtë dhe pafajësia ime të vërtetohet nga gjykata. Do vazhdojë ketë betejë në çdo instance i bindur tek pafajësia ime.
Top Channel