‘Krisjet’ martesore, e ftuara e thotë troç: Ka burra që tradhtojnë se gratë e tyre e kanë lëshuar veten!

27/03/2024 10:13

Në emisionin “Ftesë në 5” me moderatoren Bieta Sulo në Top Channel, u diskutua për marrëdhëniet martesore në periudha të ndryshme të çiftit të bashkëshortëve.

Të ftuarit u shprehën se është gjëja më normale që pas martese, bashkëshortët të shtojnë në peshë dhe kjo gjë mund të shfaqet zakonisht më tepër te gruaja për shkak të shtatzanisë.

Por nga ana tjetër, gazetarja Pamela Shqezi tha se është më problematike kur një femër shton kilogramë të tepërt sesa kur i shton një mashkull. Duke u shprehur më tej ajo tha se ka burra që i tradhëtojnë bashkëshortet e tyre për shkak se këto të fundit nuk janë kujdesur për veten si më parë.

“Mendoj se nëse një burrë shëndoshet dhe vë bark nuk është aq problematike sesa kur një femër shëndoshet. Pse? Sepse femrat nuk janë aq vizuale sa burrat. Një krisje në marrëdhënie ndodh kur femra është shumë mbipeshë sepse mashkulli duke qenë vizual, ka nevojë ta ketë femrën në top formë. Ndoshta mua nuk do më bezdiste pak bark por partnerin tim mbase do ta bezdiste aq sa edhe ai mund edhe të më tradhtonte për shkak se nuk dukem siç jam dukur më para.

Mendoj se vajza duhet të ketë një lifestyle shumë të shëndetshëm dhe të mosa bëhet 100 kile se është e dëmshme për martesën. Zakonisht nga sa shoh unë, ka burra që i tradhëtojnë gratë se kanë lëshuar veten”– u shpreh e ftuara ndër të tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA