FOTO/ Pozoi para një statuje mbretërore duke ekspozuar të pasmet, modelja rrezikon 5 vite burg: Nuk e dija që ishte krim…

27/03/2024 09:22

Një modele 22-vjeçare përballet me deri në pesë vjet burg pasi pozoi para një monumenti mbretëror tajlandez, duke ekspozuar të pasmet e saj.

Pim Atchapara , siç quhet modelja, shkaktoi zemërim kur pozoi me një fund shumë të shkurtar përpara një statuje të mbretit Rama I në provincën Buriram më 24 mars.

Në foto , modelja 22-vjeçare ka veshur një fund shumë të shkurtër, ngjyrë kafe, përmes të cilit i dukeshin të brendshmet dhe një bluzë të kuqe. “Ju lutem vizitoni qytetin tim”, ka shkruar modelja në mbishkrimin e fotove.

Pas postimit të fotove, banorët e zonës njoftuan policinë, ndërsa Astapara u përpoq të shfajësohet duke u shprehur se donte vetëm të ftonte turistët në zonë.

 “Pas postimit të fotove në llogaritë e mia personale mora mesazhe edhe kundër prindërve të mi, gjë që ishte e papranueshme pasi nuk e dija se ajo që po bëja ishte krim. Nuk e mendova me kujdes atë që po bëja. Kam kërkuar falje”, tha 22-vjeçarja pas arrestimit.

Përveç rrezikut të burgut, modelja përballet edhe me një gjobë prej 4000 dollarësh për ekspozim të pahijshëm.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA