Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi Rreth 9,000 klientë bankash në Etiopi raportohet se kanë kthyer përsëri shumën që kishin tërhequr gabimisht gjatë një keqfunksionimi të sistemit më 16 mars.
Banka Komerciale e Etiopisë ka marrë tashmë 622.9 milionë birr (më shumë se $10 milionë), që janë rreth 78% e parave të humbura gjatë një gabimi që i lejonte klientëve të tërhiqnin më shumë para nga sa kishin në llogaritë e tyre.
Zëdhënësi Abe Sano se ishin regjistruar 238,293 transaksione “ilegale” në automatët e vendit, kur banka më e madhe e vendit në lindje të Afrikës kishte pësuar një keqfunksionim më 16 mars.
Zyrtarët thonë se ende nuk e dinë çfarë ka shkaktuar gabimin në sistem, por banka qendrore e vendit tha se kishte të bënte me një “trazirë të shërbimit” dhe jo një sulm kibernetik.
Një total prej 801.4 milionë birr (rreth $14 milionë) ishin humbur, sipas bankës qendrore, e cila shtonte se 9,281 klientë kishin kthyer të gjitha paratë shtesë, kurse 5,160 kishin kthyer një pjesë të parave. Banka ka rreth 40 milionë klientë në vend.
Top Channel