Arnold Schwarzenegger: Pas tre operacioneve të zemrës, kam vendosur një stimulues kardiak! U bëra më “makinë”

27/03/2024 09:46

Arnold Schwarzenegger zbuloi se ka vendosur një stimulues kardiak javën e kaluar pasi më herët i është nënshtrua tre operacioneve në zemër të hapur.

Aktori 76-vjeçar ka folur në podkastin e ‘Arnold’s Pump Club’ dhe ka treguar problemet që ka me zemrën e tij.

“Të hënën e kaluar u operova, për t’u bërë pak më “makine”. Kam marrë një stimulues kardiak. Më duhet t’ju them se kjo që them, bie ndesh me edukimin tim në Austri, ku askush nuk ka folur ndonjëherë për çështje mjekësore”, tha ai në mënyrë karakteristike.

Ish-guvernatori i Kalifornisë shpjegoi më pas se ai ka marrë aq shumë mesazhe nga njerëz me probleme të ngjashme, saqë vendosi të fliste për të tijat në mënyrë që të ndihmonte të tjerët.

“Kam marrë kaq shumë mesazhe dhe emaile nga njerëz që kanë lindur me një valvul aortale bicuspid, si unë. Në mesazhet e tyre më thonë se duke folur për operacionet e zëvendësimit të valvulave, u kam dhënë guxim dhe shpresë për t’u përballur me problemet e tyret. Pra, duke e ditur se të qenit i sinqertë i ndihmon njerëzit, çfarë zgjedhje kam unë?” , tha ai.
Në vitin 2018, Arnold Schwarzenegger iu nënshtrua një operacioni në zemër për të zëvendësuar një valvul pulmonare. Të njëjtin operacion i ishte nënshtruar sërish, për herë të parë, në vitin 1997.

Në vitin 2020, ai iu nënshtrua sërish një operacioni në zemër, për të zëvendësuar valvulën e aortës. Tani, ai është mirë dhe në shërim e sipër.

Top Channel