Gabriela Arapi në Procesin Sportiv u shfaq me një shkop në dorë, ku u shpreh se do ndëshkojë të gjithë çunat e Kombëtares.
Sipas saj “do i gjuajë në dorë dhe do i detyrojë të rrinë me një këmbë”, madje i thotë “që të mos mbajnë mendjen tek Instagrami i saj, por tek topi”
Gabriela Arapi: Me këtë shkopin do ndëshkoj çunat e Kombëtares.
Ed Manushi: Të parin kë do ndëshkoje?
Gabriela Arapi: Të gjithë me radhë, Strakoshën një herë që lejoi tre gola në ndeshjen me Kilin dhe…
Ed Manushi: Ku do i gjuash, në kokë?
Gabriela Arapi: Tek duart dhe pastaj ti kthej atje mbrapa me një këmbë si atëherë në fillore.
Ed Manushi: Ruajuni çunat e Kombëtares nga Gabriela sepse ajo e mban fjalën.
Gabriela Arapi: Mos ta mbajnë mendjen çunat tek Instagrami im, por tek topi.
Ed Manushi: Latë nam, ngelët tek Instagrami i Gabrielës, keni edhe edhe Instagramin e Alesias.
Top Channel