Bandat vrasëse që kanë marrë kontrollin e kryeqytetit në Haiti raportohet se furnizohen nga një fluks i vazhdueshëm armësh të kalibrit të lartë nga SHBA, teksa ekspertët thonë se korrupsioni ka bërë që banditët në Haiti të marrin armët e tyre sikur të ishin embëlsira”.
Ndërkohë kriza në vend nuk tregon shenja përmirësimi prej tre javëve kur bandat sulmuan burgjet e vendit duke liruar më shumë se 2000 kriminelë.
Bandat e Haitit që llogariten më shumë se 100, prej vitesh furnizohen lehtësisht me armë nga burime të panjohura ilegale nga SHBA.
Ghada Waly, e zyrës së OKB për krimin e drogat ka paralajmëruar Këshillin e Sigurimit në janar: “Bandat vijojnë të kenë akses në armatime të rënda ose të sofistikuara, me të cilat mbajnë popullatën nën mbretërimin e terrorit”.
Ndërsa Robert Muggah, i institutit të analistëve Igarape Institute, tha për rrjetin Al Jazeera “armë të sofistikuara dhe municione trafikohen në Haiti nga SHBA”, një aktivitet që besohet se financohet nga trafiku i drogave dhe zhvatjet, por përsëri nuk justifikon masën e furnizimeve.
Armatimet e dërguara në Haiti muajt e fundit përfshijnë automatikë AR-15 e AK-47, si dhe pushkë ushtarake me snajper.
“Këto janë armë të fuqishme, të krijuara për përballje në distancë, që mund të godasin objektivë nga 1.5 km larg, mund të përdoren dhe kundër automjeteve”, tha Matt Schroeder, hulumtues i vjetër me grupin e monitorimit të trafikut të armëve ‘Small Arms Survey’.
Fluksi armëve ndihmohet nga korrupsioni dhe lidhjet mes bandave, politikës e policisë.
Eksperti vendas i krimit Youdeline Cherizard, e përshkruante vendin si të kthyer tashmë në një “ekonomi kriminale”. Ai shtonte për rrjetin Al Jazeera: “Armët hyjnë në Haiti sikur të sillje një qese oriz nga jashtë, ose një palë atlete.”/DailYStar/
Top Channel