Policia angleze disa ditë më parë një 26-vjeçare, e cila drejtonte mjetin e saj Audi në mënyrë të pakontrolluar.
Tre ditë pas kësaj, mediat britanike shkruajnë se e reja është gjetur e pajetë në banesën e saj. Marina Watters, 26 vjeçe u gjet pa jetë në shtëpinë e saj nga policia në Norfolk në verilindje të vendit, pas shqetësimeve se nuk ishte paraqitur në punë.
Tre ditë para tragjedisë së prillit Marina ishte akuzuar se drejtonte mjetin e dehur, dhe pritej të dilte para gjykatës një muaj më vonë.
Në seancë u tha se Marina, gjatë qëndrimit në paraburgim, kishte kryer edhe një konsultë me psikologun në komisariat, i cili tha: Ajo dha përgjigjet e kërkuara nga pyetësori. Ishte e penduar, e përlotur dhe i vinte keq për gabimin.
“Nuk bënte fjalë për vetëvrasje apo vetëlëndim. Ishte vetëm e shqetësuar që nuk mund të merrte makinën për të shkuar në punë apo për të vizituar gjyshërit, për t’i ndihmuar me pazarin”, tha ai.
Pas lirimit Marinës i ishin dhënë adresat e agjencive që mund t’i jepnin ndihmë për gjendjen e saj psikologjike.
Pas vdekjes familja e Marina e përshkruante atë si “ajo që mbante lidhur rrethet shoqërore” dhe që ëndërronte të bëhej një ekonomiste e certifikuar.
Vëllai i saj Michael ‘Mikey’ Watters tha: “Ajo ishte gjithçka për mua, shkëmbi ku mbështetesha. Nuk e di si do të bëj përpara pa të”.
Mikey gjithashtu nxiste të gjithë ata që kishin probleme psikologjike të shpreheshin dhe të kërkonin ndihmë. /TheSun/
Top Channel