U deklarua gay, Elton Ilirjani: Nuk jetoja më dot, m’u kthye kundër edhe komuniteti i LGBTQ! Bizneset në Shqipëri nuk pranuan…

25/03/2024 10:02

Elton Ilirjani ka treguar për Ed Manushin në rubrikën “Galeri” tek E Diell se si u largua nga Shqipëria për të vazhduar karrierën e tij në Amerikë.

Eltoni shprehet se në momentin kur deklaroi se ishte “gay dhe krenar” në një projekt, të gjithë iu kthyen kundër, nuk pati më mbështetjen e askujt, madje as bizneset shqiptare nuk pranonin të punonin më me të. Kështu u detyrua që ai të largohej në Amerikë, pasi nuk kishte me asnjë arsye për të qëndruar në vendin e tij, ku vetëm sulmohej dhe përbuzej.

Ed Manushi: Karriera juaj merr një vlerë një rëndësi të veçantë pasi u transferove në Amerikë. Çfarë viti u largove në Amerikë dhe pse vendose të largoheshe?

Elton Ilrirjani: Viti 2016 ishte viti që unë vendosa të largohem, por 2017 ishte ajo që më tërhoqi komplet.

Ed Manushi: Ti ishte totalisht i suksesshëm në Shqipëri në gjënë që bëje, edhe nga ana e suksesit ekonomik ishe në pjacë shumë të lartë. Pse e more këtë vendim të largoheshe nga Shqipëria?

Elton Ilirjani: Në vitin 2016 ishte viti kur dola për herë të parë dhe thashë unë jam gay dhe jam krenar. U përballa me një mentalitet shumë kërcënues, përjashtues. Bizneset shqiptare nuk pranonin që të punonin me mua. Stafi im u tremb, tha që po shkatërron gjithçka duke pranuar se je gay publikisht. Ishte një rast ku me shumë ambasadorë në Shqipëri unë po prezantoja një projekt për barazinë në punësim. Do ishte shumë vulgare, ulët nga ana ime, burrërore, jo etike që unë të  prezantoja një indeks barazie në punësim dhe të kisha frikë të pranoja veten. Thashë unë jam gay dhe jam krenar. Kur kam dalë nga ai aktivitet, më kanë ardhur shumë veta nga stafi, 175 media online që filluan të bëjnë artikuj kundër meje të tipit “biznesmeni gay nga Tepelena” dhe kjo më ka ndjekur 7 vjet. Çfarëdo lloj gjëje të bëja unë në botë, sukses, lajme pozitive për Shqipërinë, unë isha dhe vazhdoj të mbetem biznesmeni gay nga Tepelena. E vetmja media që më ka mbështetur ka qenë Top Media realisht. Ndoshta së brendshmi kjo media është më mendje hapur dhe nga krijuesi, por mediat e tjera nuk më kanë parë kështu, më kanë parë gjithmonë “ai gay nga Tepelena”, e përdorin vendlindjen time për të shkaktuar më shumë zhurmë. Nuk jetoja dot më, nuk shoqërohesha dot me një njeri, edhe ata që ishin të komunitetit gay, u bënë homofob ndaj meje, kështu që unë nuk shoqërohesha me njeri. Nuk bëja dot më jetë private. Nuk dilja më në qytet si më parë. Isha në kulmin tim profesional në Shqipëri në atë kohë. Një person etik, i respektuar nga të gjitha bizneset shqiptare dhe të huaja, më pas nga ai momentit nuk isha më ky.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA