Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu sapo ka mbërritur në QSUT, ku po prezanton para shefave të shërbimit drejtoren e re, Alma Canin.

Lirimi i Albana Ficos nga detyra nuk ka lidhje me urgjencën. Sjellim energji të reja për projektet në vazhdim”-tha ministrja për mediat.

Drejtorja e re e QSUT në rend të parë do të ketë vënien në funksion të plotë të urgjencës së sëmundjeve të brendshme”-shtoi ajo.

Në një deklaratë të shkurtër për mediat, Koçiu u shpreh se puna në urgjencën e QSUT vazhdon normalisht dhe se po punohet ende në pjesën kur ra zjarri.

“Zëvendësimi u bë për t’i dhënë një impuls më të madh QSUT, për të shtuar ritmin. Ne sot jemi në QSUT dhe duhet të flasim për punët e mira që do të vijojnë të bëhen këtu dhe një ritëm të shtuar sa i përket shërbimit ndaj qytetarëve.
Drejtoresha e re ka një profesion të nderuar dhe ka vite që ushtron profesionin në qendrën rajonale spitalore “Shefqet Ndroqi”, tashmë do t’i bashkohet ekipit të QSUT. Puna do të vazhdojë. Urgjenca e re, është pika e parë në menaxhimin e punës të drejtoreshës së re. Nuk është ndalur në asnjë moment puna për shërbimin e qytetarëve. Kjo do të thotë që puna do të vazhdojë, punët e mira do të vijojnë. Jemi duke punuar intensivisht, por nuk është ndalur në asnjë moment shërbimi i qytetarëve dhe kemi shërbime që ofrohen edhe në qendrën spitalore Shefqet Ndroqi. Puna po vijon normalisht. Drejtoresha do ta ndjekë me përgjegjësi maksimale”.

Top Channel