Sami Shuli është autori i dyshuar i plagosjes që ndodhi këtë mëngjes në Pogradec.

23-vjeçari qëlloi me thikë vëllanë, pas një konflikti. Ai u shoqërua në polici, për t’u marrë në pyetje.

Ngjarja ndodhi në lagjen numër 4 të qytetit, rreth orës 09:30. 25-vjeçari i plagosur ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, vazhdon hetimi për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Top Channel