Tragjedi në Poloni/ Pesë të vrarë dhe rreth 10 të plagosur nga të shtënat me armë në sheshin e Krakovës, policia qëllon autorin 07/11 17:00
Ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara, Gilad Erdan ka reaguar ashpër pas miratimit të rezolutës nga ana e Këshillit të Sigurimit për armëpushim në Gaza.
Erdan e konsideroi një “turp” faktin që rezoluta e miratuar nga Këshilli I Sigurimit të OKB-së, nuk dënoi sulmin e Hamasit në 7 tetor të vitit të kaluar.
“Fakti që rezoluta e miratuar nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së nuk dënon sulmin e Hamasit më 7 tetor është një turp. Hamasi e filloi luftën, nga ky tekst duket se lufta filloi vetë, Izraeli nuk e donte këtë luftë”– u shpreh Erdan.
Sipas tij, të gjithë duhet të kishin votuar kundër rezolutës për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit.
Top Channel