Kërkoi heqjen nga regjimi 41 biss/ Çfarë vendosi gjykata për Sokol Mjacajn, i dënuar me burgim të përjetshëm

25/03/2024 13:14

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të rrëzojë kërkesën e Sokol Mjacajt, i cili kërkoi heqjen nga regjimi 41 biss.

Mjacaj është dënuar me burgim të përjetshëm që prej 15 dhjetorit të vitit të shkuar ku po vuante dënimin për vrasjen e dy turistëve çekë në Shkodër.

Prej vitesh, Mjacaj vuante dënimin në burgun e Peqinit, por ministri i Drejtësisë Ulsi Manja urdhëroi futjen e tij në 41 Bis, pasi cenonte sigurinë në burgun e Peqinit.

Regjimi i posaçëm ’41 biss u aplikua për herë të parë në Shqipëri në vitin 2020. Deri më tani, janë 15 njerëz të botës së krimit që e kanë provuar regjimin 41 bis në qeli.

Për shkak të rrezikshmërisë së lartë, anëtarë të bandave kriminale janë vendosur në regjimin e posaçëm, në të cilin rregullat ndryshojnë nga një qeli e zakonshme.

I dënuari me burgim të përjetshëm, Sokol Mjacaj vrau me armë zjarri në dhjetor të vitit të kaluar  Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqen në ambientet e burgut të Peqinit

Ai ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në burg.

Njoftimi i plotë:

Kërkuesi, Sokol Mjacaj, më datë 03.01.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Kundërshtimin e udhërit Nr. 685, datë 15.12.2023 të Ministrit të Drejtësisë “Për vendosjen në regjimin e posaҫëm të ushtrimit të të drejtave në burgun e sigurisë së lartë të të burgosurit Sokol Mjacaj”.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 112 dhe dhe 471 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 25, datë 25.03.2024, vendosi:
1. Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit Sokol Mjacaj.
2. Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të kërkuesit.
3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Tiranë, më datë 25.03.2024

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

Top Channel