Në orët e para të mëngjesit në lagjen “Tom Kola” në qytetin e Shkodrës i është vënë tritoli derës së shtëpisë së një 62-vjeçari.
Ngjarja ka ndodhur në orën 03:40 dhe ka vetëm dëme materiale. Nga pamjet shihet dera e oborrit, e shkatërruar pothuajse plotësisht,
Rreth orës 03:40 minuta një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në lagjen “Tom Kola”. Një sasi lende plasëse që dyshohet si tritol i është vendosur derës së banesës së shtetases Frida Sala. Shpërthimi ka dëmtuar derën kryesore dhe një makinë të parkuar, siç shihen dhe nga pamjet. Në momentin e shpërthimit, në shtëpi kanë qenë të gjithë familjaret.
Nga kamerat e sigurisë dallohet një person me motor i cili hedh lenden plasëse dhe largohet. Familjaret nuk njihen si persona problematik.
Top Channel