Heidi e nominoi dhe e nxori nga shtëpia, Vesa: Ajo po luan me ndjenjat e Romeos

25/03/2024 10:58

Këngëtarja Vesa Smolica e cila është banorja e fundit që ka lënë shtëpinë më të famshme në Shqipëri, BBV3, ka qenë e ftuar në Wake Up”.

Ajo foli rreth eksperiencës së saj në këtë shtëpi, por nuk kurseu as disa fjalë për Heidin. Vesa shpjegon se dikur besonte tek dashuria e Heidit ndaj Romeos, por kohët e fundit, nga shumë situata të ndodhura, mendon që Heidi thjesht po luan me ndjenjat e tij.

“Jam në mëdyshje që Heidi është duke luajtur me ndjenjat e Romeos. Nëse do e donte Romeon kaq shumë, nuk do më kishte nxjerrë në nomimin. Unë i rrija pranë në ato momente shumë të vështira”, u shpreh Vesa.

Top Channel