VIDEO/ Fansi sekret mbush studion me trëndafila, Sara Karaj emocionohet: Të sqarojmë njerëzit…

24/03/2024 17:50

Sara Karaj u surprizua nga fansi sekret në rubrikën “Mos i bjer me top” në “E diell”, nën drejtimin e Ronaldo Sharkës.

Ish-banorja e Big Brother VIP fillimisht mori disa trëndafila të kuq, por më pas petalet nisën të binin nga tavani i studios.

Ajo u emocionua dhe falënderoi publikisht fansin sekret, për të cilën u shpreh se shpreson ta njohë sa më shpejt.

“Unë ndihem shumë mirë. Shumë faleminderit adhuruesit. Shpresoj që ta zbulojmë se kush është, që të sqarojmë edhe njerëzit, se është përfolur”, tha ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA