![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/a1558850-e74d-11ef-a8cf-8d5c00ba201a_sd-800x450.jpg)
Fotot/ Nga Taylor Swift, Lionel Messi, Jay-Z te Donald Trump, artistët e pranishëm në Super Bowl
10/02 10:47
E ftuara e radhës në rubrikën “Muzikë kur dëgjoj” në programin “E Diell” ishte artistja Manjola Nallbani, e cila përjetoi emocione të forta.
Njerëzit e saj më të dashur, familjarët dhe kolegët, përmes materialeve të përgatitura treguan më tepër për artisten shqiptare.
Një ndër ta ishte edhe poeti Agim Doçi, i cili po ashtu u prek teksa fliste për Manjola Nallbanin.
“Duartrokitjet janë për Manjolën, që ka lindur e duartrokitur. Më falni për emocionet se unë rrallë herë emocionohem. Të jesh pranë Manjolës është të jesh pranë këngës. Ajo që ka më shumë rëndësi është se është një këngëtare që e merr këngën, e përvetëson dhe ua vë njerëzve në buzë”, tha poeti.
Top Channel