Nuk ka qenë një humbje si ajo e para me Poloninë, në eliminatoret e Europianin, kjo me Kilin.
Nuk ka qenë një humbje si ajo e para me Poloninë, në eliminatoret e Europianin, kjo me Kilin. Jo vetëm për nga rezultati, 1-0 në marsin e 2023-shit dhe 3-0 dje në marsin e 2024-s, por se në atë ndeshje ne luajtëm, bëmë shumë për të mos e humbur, ndërkohë në mbrëmjen e djeshme në Parma, nuk bëmë thuajse asgjë për të mos humbur. Një paraqitje e zbehtë që e thekson edhe vetë trajneri pas ndeshjes..
“E filluam ndeshjen me vonese, 20-25 minuta na u desh të ambientoheshim dhe të luanim me intensitetin e duhur. Këtu ku jemi, kundërshtarët janë në nivel shumë të lartë, Kili apo Suedia që na pason dhe më pas ndeshjet e finaleve janë kundërshtarë të këtij niveli apo edhe të fortë dhe kaq shumë kohë për t’u ambientuar nuk është normale. Më pas dua të shtoj se ne duhet të qëndrojmë në fushë deri në fund, goli I dytë dhe I tretë ishin të pafalshëm”, thotë ai.
Trajneri ka një listë me 25 lojtarë sot, në Europian do të marrë vetëm 23, prej këtyre që ka në grumbullim, por edhe prej disa të tjerëve që mungojnë për shkak dëmtimi. Dhe me sa duket ajo listë është e vetmja armë që sot lojtarët e duan më shumë se çfarëdo.
“Këtu ku kemi arritur mos prisni të kemi 6-7 raste për të shënuar se nuk të lejon njeri. Na presin kundërshtarë shumë të fortë. Nuk mund të them gjë për lojtarët për momentin, janë shumë të karikuar, por ne na duhet të bëjmë një Europian shumë të bukur. Pas ndeshjes me Suedinë duhet të fillojmë të mendojmë për listën e Gjermanisë. Nuk mund të them asgjë tjetër për momentin, të përqendrohemi dhe të japim maksimumin në ndeshjen me Suedinë”, shprehet ai.
Shqipëria do të udhëtojë drejt Stockholmit ku të hënën do të përballet me Suedinë si ndeshja e dytë test e trajnerit Brazilian dhe lojtarëve përpara grumbullimit që do të duhet të bëjnë përpara Europianit në fund të muajit prill.
Top Channel