Milan ka nisur nga puna për skuadrën e sezonit të ardhshme dhe një nga “pikëpyetjet” kryesore të “kuqezinjve” mbetet porta.
Me Mike Maignan që nuk pranon rinovimin pa 6 milionë euro në sezon dhe me interesin e lartë të gjigantëve europian për francezin, sipas raportimeve të medieve italiane “Djalli” është duke marrë në konsideratë edhe shitjen e tij.
Madje nga mediet italiane shkohet edhe më tej, ndërsa theksohet se Milan po mendon që ta shesë Maignan, në mënyrë që të rrisë të ardhurat në arkën e klubin, ndërsa ka gati edhe emrin për ta zëvendësuar francezin.
“Kuqezinjtë” po mendojnë që nga sezoni i ardhshëm t’i besojë portën Michele di Gregorio-s, i cili momentalisht është në pronësi të Monza-s, klub me të cilin Milan ka marrëdhënie shumë të mira, por edhe në rast të një refuzimi nga ana e Gallian-it, kartoni i portierit nuk vlerësohet më shumë se 20 milionë euro.
Shifër modeste, nëse do të krahasohet me shumën që Milan planifikon të marrë nga shitja e Maignan.
Megjithatë, Milan-i nuk do të ishte i vetmi ekip në gjurmët e portierit “bardhekuq”. Paraqitjet e tij pozitive kanë tërhequr vëmendjen e disa klubeve të tjera të Serie A, siç janë Inter-i dhe Juventus-i. mbetet për t’u parë në merkaton e verës se cila do të jetë e ardhmja e Di Gregorio-s, me portierin që do të ketë mundësinë të zgjedhë mes klubeve më të mëdha të Serie A. /Supersport
Top Channel