Hakan Calhanoglu shikon më pranë titullin me Interin, me mesfushorin që deklaroi që nga grumbullimi me kombëtaren turke, “Na duhet edhe pak, por kemi ende ndeshje të rëndësishme, do të mendojmë në kohën e duhur. Nëse do të kishte një shije të vecantë ta siguronim titullin me Milanin e vendit të dytë? Jo , unë jam i qetë ashtu si gjithë skuadra dhe mendojmë vetëm për veten tonë”.
Pas disfatës që pësoi ndaj Hungarisë mesfushori turk foli edhe për disfatën ndajk Atletikos së Madridit.
“Eleminimi nga Champions League me penallti? Provuam por futboli kështu e ka, do të tentojmë sërish sezonin e ardhshëm dhe tani mendojmë për kampionatin. Nëse do të qendroj te Interi? Sigurisht që po”.
Calhanoglu i bëri komplimente dhe Vincenzo Montellës që kualifikoi Turqinë në fazën finale te Euro 2024:
” Për ne ishte e rëndëishme, trajneri ka hyrë mirë në dhomat e zhveshjes dhe di si ta menaxhojë skuadrën. Ka një klimë të mirë me të dhe jemi të kënaqur”./ Supersport
Top Channel