Është zhvilluar me sukses eventi i parë i bashkëpunimit të bizneseve njohur me termin ndërkombëtar si “Business Matching” në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Eventi u organizua nga sipërmarrësit shqiptarë në bashkëpunim me partnerët e tyre prestigjiozë në Dhomën e Tregtisë së Abu Dhabit, Dubait dhe Sharajh.

Në katër ditë bizneset më prestigjioze shqiptare ku ndër to edhe Lori Caffe patën mundësi të njihen nga afër, të diskutojnë dhe konkretizojnë plane për investime të ardhshme në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe anasjelltas. Eventi i këtyre përmasave ndërkombëtare hap mundësi dhe perspektiva të reja për zhvillimin ekonomik dhe tregtar mes dy vendeve.

Përveç ndërtimit kompanitë shqiptare shprehën interesin për të investuar në Emiratet e Bashkuara Arabe në fushën e shpërndarjes së produkteve ushqimore dhe agrare.

Interesi ishte i ndërsjellë për investime nga kompanitë e Emirateve, sidomos në fushën e turizmit dhe ndërtimit të resorteve turistike.

Top Channel