Barcelona “piketon” futbollistin e Napolit, Laporta dhe agjenti pranojnë negociatat

23/03/2024 17:29

Barcelona është në kërkim të një futbollisti që të luajë para mbrojtjes dhe i preferuari i katalanëve duket se është sllovaku i Napolit, Stanislav Lobotka.

Futbollisti që po bën shumë mirë në Serinë A, u përball dy herë me Barcelonën në fazën e 1/8-ave të Champions Leagues, duke treguar cilësitë e tij edhe para trajnerit Xavi e drejtuesve të katalanëve.

Ndërkohë vetë presidenti Joan Laporta ka pranuar se skuadra është e interesuar për Lobotkën dhe se për të kanë diskutuar edhe me drejtuesin e klubit, Deco, teksa pritet të shihet si do të zhvillohen ngjarjet në verë.

Edhe agjenti i Lobotkës ka pranuar se ka pasur negociata konkrete me Decon dhe në rast të një oferte në verë, atëherë do të negociojnë me Napolin.

“Me Decon kemi folur shpesh për Lobotkën gjatë kësaj kohe dhe nëse vjen një ofertë konkrete, atëherë do të ulemi të diskutojmë me klubin. Ai është thuajse 30 vjeç dhe nuk i kanë mbetur shumë vite si profesionist, ndaj dëshiron të luajë me një skuadër që lufton për Champions. Mund t’u them se edhe vetë futbollisti është i joshur nga ideja për t’u bashkuar me Barcelonën, pasi i kanë bërë përshtypje edhe fjalët e Xavit”, u shpreh agjenti i Lobotkës./ Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA