Tension i lartë te Atalanta, skuadra ku luan kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti. Ruslan Malinovski, ish-futbollist i kësaj skuadre, që luan tashmë me Xhenoan, ka reaguar ashpër ndaj një postimi të klubit zikaltër për golin e rusit Aleksei Mirançuk me kombëtaren e tij.
Ukrainasi Malinovski, dikur shumë i dashur për tifozët e Atalantës, shkroi fillimisht: “Një kontribuues i mirë për terrorizmin rus. Çdo ditë, për dy vjet me radhë”, duke shtuar edhe një emoji përçmues.
Pak ditë pas shpërthimit të luftës, në shkurt 2022, të dy lojtarët u përqafuan në fushë, pas një goli të rusit kundër Sampdorias, por që atëherë situata duket se ka ndryshuar tërësisht dhe Malinovski e quan Mirançukun kontribuues të terrorizmit. Atalanta u detyrua që pas gjysmë ore ta fshinte postimin.
Top Channel